Rrëfim Në Vetën e Tretë / Narration in the Third Person
Ajo zë fill
kur fillon të kërkosh një errësirë të ngjashme
me veten, si rimën në vargun pasues,
për pak muzikë, apo shkëmbim karboni si lulet në mbrëmje,
ajo- ndjesia e të qenit dyzet vjeç.
Dhe është vetëm çështje stili,
mënyra se si ato vendosen mbi
njera-tjetrën. Sepse nuk pritet më përplasje, dhe as zhurmë,
goditja më e fortë tashmë është marrë,
si statujat, së pari, e marrin atë në hundë.
Një grua afër të dyzetave
është një hije në kërkim të objektit
një e folur në vetën e tretë;
varg mësimesh, me shënime të vockla të kuqe djathtas,
dhe nënvizimesh. Zbrazëtitë midis rreshtave janë si mishi, si trupi
– vendpushime të shkurtra, pas derës së dentistit
nga ku hyn edhe del
duhma e arsenikut.
Përvojë.., përvojë.., përvojë,
zigzage të vogla, dhe sensi i së plotës
me të cilin, krimbi i mëndafshit bren gjethet e manit
duke u nisur nga maja.
Ajo bën paqe me gjithçka: mban sirtarët në rregull,
dhe bën joga,
duke praktikuar shpirtin si një start
ngjitjesh dhe zbritjesh.
..kur i afrohesh të dyzetave,
ose më mirë: nëse i afrohesh të dyzetave,
sepse të jesh dyzet nuk është një ligj nganjëherë,
por, një zgjedhje
siç zgjedhim në park atë stolin me shpinë nga rruga
nëse nuk presim dikë.
It begins
when she searches in the darkness
for her likeness, a line of verse awaiting its end rhyme
or for a little music, or the exchange of carbon dioxide between flowers in the evening
the feeling of turning forty.
And it is just a matter of style
the manner in which she finds herself
because no clashes, no noise at all is expected any longer
the hardest hits already taken
like a statue that’s lost its nose.
A forty-year old woman
is a shadow in search of an object
a voice in the third person, a series of lessons
with little notes written in red, underlined
along the right margin. The space between lines is flesh, is someone
in the waiting room behind a dentist’s door
where the stench of arsenic
comes and goes.
Experience, experience, experience!
Little zigzags and a sense of accomplishment
with which the silkworm gnaws the mulberry leaf
starting from the tip.
She makes peace with everything: she keeps her drawers tidy
and practices yoga
takeoffs and landings
on the runway of her soul.
When she approaches forty
or better yet, if she approaches forty,
because being forty isn’t required
it’s her choice
like choosing a park bench
that faces away from the street
waiting for no one in particular.
Printed from Cerise Press: http://www.cerisepress.com
Permalink URL: https://www.cerisepress.com/01/03/narration-in-the-third-person